Serbia nuk dëshiron ndarje të Kosovës, por tërësisht kontroll mbi të, përmes Asociacionit dhe pronësimit të kishave ortodokse

Opinione

Serbia nuk dëshiron ndarje të Kosovës, por tërësisht kontroll mbi të, përmes Asociacionit dhe pronësimit të kishave ortodokse

Nga: Hafiz Shala Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:52
Hafiz Shala

Filozofia e politikës serbe, e ngarkuar më aventurat nga mesjeta dhe që prej shpërnguljes nga zgafellet e Karpateve ruse, janë dhe mbetën, në pushtimin e tokave të huaja, që pastaj më dhune t’i përvetësojnë dhe shndërrojnë në pronësi si toka të  tyre.

Serbia, nuk dëshiron zgjedhje përfundimtare sepse, ashtu siç iu ka premtuar Vuqiqi serbeve tru-shpërlarë së, Kosova “si djep dhe zëmra e Serbisë”, nuk do të lëshohet nga dora, e nxiti urrejtjen dhe shovinizmin ndaj shqiptarëve, posaçërisht të Kosovës.

Qëllimi primar i sajë është që, përmes Asociacionit të komunave më shumicë serbe, më apo pa kompetenca ekzekutive një etnike, qëllimisht dhe, përmes pronësimit të kishave ortodokse “ serbe”, të cilat, për të satën here e themi së janë shqiptare të besimit krishterë, donë që, shtetin e Kosovës ta mbajë nën kontroll, duke e defunkcionalizue maksimalisht përmes popullatës minoritare serbe që tani, nuk e arrin as 5%.

Sot, edhe pse shtet sovran dhe i pavarur, për tema të mëdha, nuk mund të merret kurrfarë vendimi në Parlamentin shumicë të Kosovës, pa pëlqimin e 2/3- tat e pakicave, ku dominonë shumica serbe.

Ish udhëheqja e Kosovës e cila, e uzurpojë pushtetin pa meritë, pa dije, gatishmëri dhe zotësi për t’i mbrojtur interesat e shtetit dhe popullit, nën adresën e UÇK-së që i takon popullit e jo individëve, e sollën Kosovën në pozitë inferiore ndaj Serbisë.

Iu nënshtruan kërkesave dhe ideve serbe ku edhe pas pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008 dhe vlerësimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e cila, përsëri e konfirmojë së, shpallja e pavarësisë së  Kosovës, është akt legjitime konform Konventave ndërkombëtare për vetëvendosje të popujve për fatin e tyre.

Nuk besoj, por në qoftë së Serbia e njeh Kosovën, nëse nga ana e Qeverisë Kurti pranohen kërkesat e saj për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe një etnike dhe, pranimin e kishave ortodokse si pronë e Serbisë në një shtet tjetër, lirishtë mundë të konstatohet së, Kosova, është formalisht e pavarur por, gjithnjë nën Kontrollin dhe diktatin serb, përmes të ashtuquajtur Asociacion apo, Autonomi territoriale, më mundësi që një ditë, edhe ta shpallin shkëputjen dhe, bashkim më Serbinë.

Nëse një status të këtillë e pranon Kosova, kjo do të thotë së nuk u shkëputëm por, përjetësisht e vulosëm fatin apo fatkeqësinë tonë, nen tutelën serbe.

Partitë opozitare, fatkeqësisht, në vend së ta ndihmojnë qeverinë, nëse mundën, t’i dalë ballë Serbisë, ato, duke injoruar trashëgimin katastrofale politike që ia lan kësaj qeverie më marrëveshjet e dëmshme të arritura apo të pa arritura më Serbinë, duke ia hap rrugën apetiteve të sajë dhe, “ të drejtën e kërkesës së, edhe ajo duhet të merr diçka”.

Kryeministri Kurti, assesi nuk guxon t’i pranojë këto kushte që do ta fusin në histori si një i dështuar para Serbisë, ani pse, jo më fajin, dëshirën dhe gatishmërinë e tij, për politikat dështuese dhe të dëmshme qoftë edhe më elemente tradhtie nga ish qeveritë dhe pushtetarët e partive të përzërë nga populli në zgjedhjet e fundit duke ua pamundësua rimarrjen e  pushtetit.

Një mik i imi, njohës i mirë i rrethanave politike e inteligjente si dhe format, metodat dhe mënyrat e dialogimit, pos tjerash, ai thotë së kur është interesi strategjik dhe historik për vendin, gjatë një bisede më të, pos tjerash më tha: e dijë mirë së, Izraeli, jo njëherë, i ka thënë jo Amerikës, kur janë rrezikuar rëndë interesat e shtetit dhe popullit hebre, edhe pse janë miq të vërtetë më respekt dhe interes reciprok në të gjitha aspektet.

Kosova dhe populli i sajë janë të vetëdijshëm se pa Amerikën, as çlirimi, as themelimi, as zhvillimi, as funksionimi dhe, më në fund as mbijetimi të Kosovës si shtet, janë të pamundura pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtrohet pyetja së, a do të pajtohet Amerika më një marrëveshje të dëmshme për Kosovën nëse i shpjegohet në mënyrë të argumentuar historikisht së, si Serbia përmes zaptimeve më dhunë, u vendosë në tokat shqiptare dhe duke i përzërë më dhunë.

Ne, megjithatë, nuk jemi Izrael, ani pse për fat na njohu dhe kemi marrëdhënie miqësore bilaterale që, konsiderohet sukses në politikë e diplomaci, gjithsesi më ndihmën e Amerikës.

E po, si ta pamundësojmë Serbinë që ta realizojë ëndrrën e saj që megjithatë, të jetë tutor mbi Kosovën?

Kryeministri Kurti, që nuk dyshojë, duhet t’u kërkojë përfaqësuesve të Evropës dhe Amerikës që, t’i kualifikojnë veprimet gjenocidale të Serbisë në luftën e fundit ndaj Kosovës.

Ta verifikojnë pozicionin e Vuçiçit së, a është i njëjtë më atë të Millosheviqit, ani pse ish ministër i informatave i tij.

Pse nuk pendohet dhe kërkon falje për krimet e bëra në Kosovë?. Më kryeneçësi dhe urrejtje, nuk arrihet pajtimi e as përmirësimi marrëdhënieve ndërshtetërore.

Është momenti historik që më Serbinë, para së të merremi vesh, njëherë e përgjithmonë ta largojmë këtë barrë e cila mbi vete përmban, vuajtje, mjerime, vrasje, masakrime dhe shpërngulje më dhunë të shqiptarëve nga tokat e tyre stërgjyshore, mbi të cilat që nga mesjeta e deri në ditët e sotit, padrejtësisht dhe më dhunë, Serbia qëndron mbi to. Vuçiçit duhet shtruar pyetjen legjitime historike së, kur serbet nga Karpatet u shpërngulën në këto toka ku gjinden sot së, kënd e gjetën në këto troje. Mund të injorojë, por historia e thotë të vërtetën. Po, ishin shqiptarët.

Opozita, zonjën Gërvalla, po e gjuajnë “më gur pas gardhi”

Në vend së të angazhohemi rreth përfundimit të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të dialogut më Serbinë, opozita, duke dashur që ta “arsyetojë” politikën e sajë dështuese, të dëmshme dhe nënshtruese ndaj Serbisë, iu është vërsulur zonjës Donika Gërvalla, së, gjoja e paska akuzuar “UÇK-në” për krime, duke e barazuar më ato serbe.

Zotëri, zonja Gërvalla e ka thënë një të vërtetë të madhe së, dikush nga UÇK-ja, duke i keqpërdorë këto tri germa të arta, pas përfundimit të luftës, vranë shqiptar për motive të ultra dhe banale: marrje pushteti, pasurim dhe kontrollim të çdo gjëje, vrasje të oponentëve politik etj.

Pse po u djeg “komandanteve dhe çlirimtarëve” dhe rrahagjoksëve nëse ata, nuk e kanë mizën nën kapuç.

Ndoshta, këta vetë nuk kanë marrë pjesë direkt në këto vrasje makabre, por, nuk kanë ndodhur pa dijen, pëlqimin apo urdhrin e tyre.

Populli, nuk e thotë rastësisht së, më i keq është shitësi së dorasi. Këto krime, duhet të zbulohen. Ato i dinë, Eulexi, i dinë prokuroritë e gjyqësitë e kapura,  të kontrolluara, të shantazhuar dhe të korruptuara e që, si rezultat i kësaj është edhe, themelimi i Gjykatës Speciale me 2/3 e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, qëllimisht jashtë sajë, pasi, këto organe të drejtësisë, jo që nuk ishin të afta por, ishin të dirigjuara, kontrolluara, të shantazhuara dhe të kërcënuara.

Shtrohet pyetja, kush do t’i mbronte dëshmitarët në proceset gjyqësore.

Opozita, po ashtu e sulmojë Kryeministrin Kurti kur deklarojë së, në Ballkan ka udhëheqës të akuzuar për  krime, të cilët ende qëndrojnë në poste të larta shtetërore, të cilët duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë.

Poenta kryesore ishte së, në Serbi, këta njerëz jo që nuk ndjekin por mbajnë ende poste të larta, siç është krimineli Dikoviq në krye të armatës serbe, i cili është i njohur për krimet e bëra në Kosovë nen komandën e tij.

Nëse kanë ndodhur krime në Kosovë siç janë vrasjet e pasluftës, edhe ato, domosdoshmërishtë duhet të zbulohen dhe, individët të sillën para drejtësisë.

Padrejtësisht tani sulmohet Kryeministri Kurti i cili gjoja nuk bëri asgjë lidhur më ato marrëveshje të cilat i kishin nënshkruar qeveritë e mëparshme, ani pse dyshohet në vërtetësinë, legjitimiteti, transparencën e, disa nga to si marrëveshje ndërkombëtare, ndoshta do të jetë i pamundur ndryshimi i tyre si obligim ndërkombëtar.

Sulmohet së as pa i mbushur plotë dy muaj, gjoja “nuk bëri asgjë”.

Unë do të thosha që për ta vërë Kosovën në binar të duhur, Kryeministrit do t’i duhet që mandatin e parë ta shpenzojë në, zbulimin, eliminimin dhe ndryshimin e gjendjes të cilën e ka trashëguar e cila në vete përmban, krim, korrupsion, zhvatje të parasë publike, nepotizëm jashtë çdo normale, nënshkrim kontratash për tendere të super shtrenjta, të dëmshme për përfitime personale dhe klanore.

Kryeministrin po e akuzojnë së po e përdorë fshesën për pastrim, në të vërtetë, i duhet buldozeri i tipit “Caterpilar” më fuqi marramendëse i cili përdorët në ndërtimtari, për ta pastruar bërllokun mbi njëzetvjeçar të grumbulluar nga ish udhëheqësit për të cilët, Parlamenti i Kosovës përmes organeve të tij, duhet të ngritë procedurat për përgjegjësi penale për keqpërdorime dhe përfitime personale duke u pasuruar jashtëligjshëm, më detyrim të konfiskimit dhe kthimit të sovrani.

Populli, për këtë i dha besimin udhëheqjes së re, më dëshirë dhe shpresë së, nuk do t’i zhgënjejnë, mos për asgjë tjetër, të sigurt së, këta, nuk e vodhën dhe nuk do ta vjedhin popullin, nuk do ta mashtrojnë, nuk do ta tradhtojnë tek armiqtë tan shekullor dhe, nuk do ta shesin.

Të mbesim më shpresë por, gjithnjë duke punuar drejtë, pastër e ndershëm, më guxim e përkushtim, që Republikën e Kosovës, ta zhvillojmë, ndërtojmë, forcojmë dhe, definitivishtë, ta pavarësojmë nga kapja e brendshme dhe ndikimi nga jashtë që, ma në fund të jetë shtet funksional duke e shtrirë sovranitetin në tërë territorin e sajë, pa ndërhyrje dhe kërcënim nga fqinj i ynë verior.

Zhvillimi ekonomik përmes resurseve të pasura natyrore, rivitalizimi i kompanive të mëdha më interes nacional, hapje të vendeve të reja pune, ndalimin e largimit të rinjve jashtë vendit, funksionimi i ligjit, avancimi i përgatitjes ushtarake përmes mikut tonë SHBA-ve, dhe anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, në BE dhe në NATO si dhe OKB-e, duhet të jenë prioritet e Qeverisë në pushtet.

Kjo, mund dhe duhet të arrihet një konsensus unitar, duke i lënë anash, hatërmbetjet ndërpartiake, sepse, opozita, më fund duhet ta kuptojë, pranojë dhe respektojë së, ky ishte verifikimi sovranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat