Rusia do ta humbas luftën në Ukrainë, ashtu si humbi Bashkimi Sovjetik në Afganistan

Opinione

Rusia do ta humbas luftën në Ukrainë, ashtu si humbi Bashkimi Sovjetik në Afganistan

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:40
Skënder S. Kapiti

Rusia e sotme nuk është aq e fortë sa ishte dikur Perandoria Komuniste e Bashkimit Sovjetik , i cili pavarësisht se ishte superfuqia e dytë e botës  e humbi luftën edhe në Afganistan, dhe pikërisht ishte kjo luftë pushtuese e saj si njëri prej faktorëve që çoi në rënien e Bashkimit  Sovjetik.

Sot Rusia e Putini kanë ndërmarrë një luftë pushtuese kundër Ukrainës, pra kundër ish republikës së dytë me të madhe të Ish Bashkimit Sovjetik.

Mirëpo Rusia nuk i ka bërë mirë llogaritë, pasi humbjen në këtë betejë e ka të sigurt, pasi atë se çfarë ajo po bën duke nxitur e inkurajuar  pavarësi për enklavat ruse nëpër ish shtete të BS-së, kjo do të inkurajojë që republikat autonome që janë në Rusi të nisin e të shpallin Pavarësinë dhe të kërkojnë shkëputje nga Rusia e cila nuk do të ketë fuqi për të ndalur të drejtat e etnive dhe kombeve që janë nën sundimin rus brenda federatës ruse.

Rusia do humbe në Ukrainë sepse Ukraina është shtet evropian dhe aspiron që të jetë anëtare e BE-së  dhe të anëtarësohet në NATO, fakte këto të cilat ia imponojnë detyrueshmërinë që SHBA, BE dhe NATO ta mbështesin dhe ta mbrojnë Ukrainën. Nuk ka shanse Rusia t’i diktojë botes vullnetin e saj agresiv dhe ekspansionist , sepse Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik , dhe nuk ka më as Traktat të Varshavës, por shtetet e atij ish Pakti tani janë anëtarë të NATO-s. Problemi tjetër është fakti se Rusia është shtet autokratik që shtyp demokracinë dhe opozitën politike si dhe ka probleme të mëdha etnike gjëra të cilat ia vështirësojnë sundimin  diktatorit Putin i cili si mjet për të sunduar e shikon atë të luftës e të krizave duke i eksportuar ato jashtë Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat