Partisë Demokratike i duhet një lider vizionar, i guximshëm, patriot dhe proamerikan dhe ky është Basha

Opinione

Partisë Demokratike i duhet një lider vizionar, i guximshëm, patriot dhe proamerikan dhe ky është Basha

Nga: Skënder Kapiti Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:51
Skënder Kapiti

Besoj se jo vetëm demokratët, por edhe qytetarët shqiptarë janë dakord me këto cilësi që duhet të ketë kryetari i opozitës, i Partisë Demokratike, pra që ai të jetë vizionar, patriot dhe proamerikan por edhe i guximshëm për t’u përballur me llumin e politikës së korrupsionit, tradhtisë e hajdutërisë.

Dhe këto cilësi i ka treguar dhe janë të mishëruara te Lulzim Basha, i cili duhet të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, pasi në fakt ai nuk ishte larguar sepse vizioni, misioni, patriotizmi, guximi dhe proamerikanizmi i tij janë me kohën, me të duhurën dhe me atë se cfarë kërkon ndryshimi dhe demokracia.

Pra, ajo që konstatohet dhe që e thonë opinioni realisht të tillë si Basha janë treguar edhe Alibeaj e Bejko, ndërsa të tjerët me ndonjë përjashtim nuk është se kanë qëndruar stabël kundrejt asaj se cfarë duhet për fuqizimin dhe për bashkimin e forcimin e Partisë Demokratike Shqiptare.

Demokratët e dinë mirë se Basha veproi me guxim si politikan, intelektual ,patriot dhe sidomos si proamerikan në veprimin e tij të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes non grata dhe këtë nuk do ta kishin bërë disa persona apo ndonjë zonjë tjetër emrat e të cilëve kanë dëshirë që të reklamohen për kryetarë.

Tani kanë rënë të gjitha alibitë se Basha ka humbur zgjedhjet, Basha nuk ka humbur zgjedhjet por zgjedhjet i kanë humbur në vitin 2013 Berisha-Meta, dhe me 14 Maj 2023 përsëri po Berisha-Meta me po ata të cilët janë në krye të Foltores.

Këta janë humbësit dhe dështakët e mëdhenj.

Edhe në Kosovë ka një qorrollepsje e injorancë te opinionistët e intelektualët e atjeshëm, të cilët deklarohen e shkruajnë verbërisht gjëra të cilat bien ndesh dhe kundër realitetit në Shqipëri dhe shpesh herë servilizmi, injoranca dhe fanatizmi i tyre si tipat e neveritshëm Baton Haxhiu, Milaim Zeka dhe disa farë mediatikësh tyryfylë të tjerë të cilët percjellin e tejcone edhe percarje mes shqiptarëve,pasi në Shqipëri nuk është se ka dhe u intereson shumë për politiën në Kosovë as Rugova, as Thaci, as Haradinaj, as Osmani e as Kurti. Shumë nga opinioni në Kosovë ka mbetur në stadin e asaj se dikush akoma mbetet fanatik e nostalgjik i fshehtë i titizmit, disa të marksizëm -leninizmit, të tjerë të berishizmit e të tjerë te nano-ediramaizmit, pra simpati për rrangallat dhe të vjetrat politike.Dhe kështu Bashën nuk e kuptojnë edhe në Kosovë ata të cilëve u ka mbetur ora mbrapa në kohë.

Fakti që SHBA pas zgjedhjevetë prillit 2021 shpalli non grata Berishën si dhe menjëherë pas largimit të Metës si President atij i doli dosja si ishpiun , vertetojnë atë se ky ishte sinjal që Partia Demokratike duhet të ndahet nga Berisha dhe të mos ketë marrëveshje me Ilir Metën , në mënyrë që PD me Bashën kryetar të vijë në pushtet.

Basha pati vizionin se kjo pikërisht duhej që PD të ndahej nga e shkuara dhe tranzicioni; të luftohej korrupsionI dhe të ndëshkohej politikisht në mënyrë demokratike”Trekëndëshi i Bermudës”.

Mirëpo reformatori Basha nuk u kuptua si duhet në kohën e duhur,por atë e kishte kuptuar mirë politika e vjetër Rama-Berisha-Meta të cilët në aleancë me oligarko-mediatikën komplotuan dhe thurën llo-lloj kurthesh,intrigash e shpifjesh kundër tij, sepse ata e shikonin si kërcënim inferioritetin e tyre karshi Bashës, e shikonin si kërcënim vizionin, patriotizmin, guximin dhe proamerikanizmin e tij.

Prandaj Basha duhet në krye të PD për interesin e përgjithshëm dhe atë gjithkombëtar. Edhe Kosova duhet të zgjohet e të mos mashtrohet me politikën e politikanët e vjetër, dhe mjafton t’u bej atyre një pyetje: se cfarë të mire për Kosovën kanë bërë Berisha, Nano, Meta, Rama përvecse ndonjë retorikë mashtruese,që edhe këtë e kanë bërë kur kanë qenë opozitë sepse në pushter kanë bërë vetëm dëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat