Po rregullohet shtrati i ‘Lumbardhit’, do të ketë shtigje për ecje dhe ndriçim për natën

Peja

Po rregullohet shtrati i ‘Lumbardhit’, do të ketë shtigje për ecje dhe ndriçim për natën

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka bërë të ditur se sot është duke u rregulluar shtrati i lumit ‘Lumbardh’ i cili shumë shpejtë në të dyja krahë do të ketë sipas planit edhe shtigje për ecje.

Përveç kësaj, Muhaxheri shton se projekti parashikon ndriçimin publik ndërsa ka vetëm një kërkesë për qytetarët…”Ta mbrojnë atë duke mos e ndotur!”

Postimi i plotë

Rregullimi i shtratit të Lumbardhit krijon pamje më të mirë, do të kemi shtigje për ecje buzë tij me ndriçim publik edhe natën, e poashtu do të jetë një masë preventive për mbrojtje nga vërshimet e mundshme.

Krejt çka duhet bërë qytetarët, është ta mbrojnë atë duke mos e ndotur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat