Haliti: Spitali i Pejës ka oksigjen të mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik

Peja

Haliti: Spitali i Pejës ka oksigjen të mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Muhamet Haliti

Muhamet Haliti, zëvendësdrejtor në Spitalin e Pejës thotë se ky institucion shëndetësorë ka pasur sasi të mjaftueshme të oksigjenit gjatë gjithë periudhës.

Haliti thotë se nuk ka nevojë që të kenë frikë qytetarët pasi sipas tij Peja ka rreth 100 aparata të oksigjenit e që sipas tij plotësojnë nevojat e pacientëve.

“Edhe nëse asnjë bombolë oksigjeni të mos kemi, ne kemi aparatet oksigjeno-koncentratorë që plotësojnë nevojat e tyre. Por kemi edhe bombola në sasi të mjaftueshme”, tha ai.

Zëvendësdrejtori në Spitalin e Pejës thotë se për momentin 93 pacientë janë në oksigjeno terapi, 4 në SIPAP terapi ndërsa 25 janë në gjendje më të rëndë.

Haliti thotë se nuk ka nevojë për panikë pavarësisht se kanë kërkuar që të jenë të kujdesshëm në shpenzimin e oksigjenit.

“Të jemi të kujdesshëm por të mos krijojmë panik. Duhet të jemi të kujdesshëm me deklarata në këto momente”, deklaroi ndër të tjera  Muhamet Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat