​150 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 23 në gjendje më të rëndë

Peja

​150 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 23 në gjendje më të rëndë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 150 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë që 4 pacientë janë në respirator dhe 104 janë në oksigjenoterapi,

Ndërsa 23 pacientë të infektuar me SARS CoV2 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“150 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkohë që gjatë së shtunës dhe të dielës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, 487 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 62 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat