Asambleistja e AAK-së në Pejë aderon në PDK

Peja

Asambleistja e AAK-së në Pejë aderon në PDK

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:01
Drita Krasniqi dhe Xhavit Haliti

Drita Krasniqi, asambleiste e AAK-së Kuvendit të Komunës së Pejës i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti ka bërë prezantimin e anëtares më të re të partisë dhe projektit të #Rimëkëmbjes së shtetit, duke e vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e saj në kuvendin e komunës për dy mandate, në përfaqësimin e qytetarëve të komunës së Pejës.

Krasniqi ka qenë e dalluar në organizimin e aktiviteteve ilagale në vitet e 90-ta, për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo ka qenë themeluese e Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njëriut. Për këtë ajo gëzon respektin dhe mirënjohjen e anëtarësisë së PDK-së dhe  gjithë qytetarëve të Pejës.

Muaj më parë Krasniqi është larguar nga AAK-ja dhe grupi i asambleistëve të saj në kuvendin e komunës së Pejës, duke qëndruar si asmbleiste e pavarur. Tani ajo iu është bashkur grupit të PDK-së duke e rritur nga pesë në gjatë anëtar të kuvendit.

Kujtojmë se PDK në Pejë është duke bashkëqeverisur me komunën e Pejë për mandatin e dytë rresht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat