Gjykata merr vendim për personin që tentoi ta dërgojë ilegalisht të miturin në Gjermani

Peja

Gjykata merr vendim për personin që tentoi ta dërgojë ilegalisht të miturin në Gjermani

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.S.

Për shkak të dyshimit të bazuar se: Me datë 12.05.2018, në Serbi, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi financiare të kundërligjshme, paraprakisht merret vesh me prindin e viktimës së mitur, që të njëjtën në mënyrë të kundërligjshme t’a dërgojë në Gjermani, në rrugë ilegale, për një shumë të parave, ku e merr viktimën dhe në mënyrë të kundërligjshme e kalojnë kufirin, pajisen me dokument të rremë identifikimi e pastaj tentojnë të kalojnë kufirin për në shtet të BE-së por, ndalohen nga policia në pikë kufitare.

“Me këto veprime i pandehuri D.S kishte për të kryer veprën penale kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë nga neni 170 par. 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

I pandehuri D.S, është arrestuar jashtë shtetit sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Pejë, i njëjti është ekstraduar në shtetin e Kosovës dhe është sjellë para gjykatës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat