Muhaxheri për aksionin e policisë: S’ka asnjë aksion, opozita po “xhiron film”

Peja

Muhaxheri për aksionin e policisë: S’ka asnjë aksion, opozita po “xhiron film”

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:43
Gazmend Muhaxheri

Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë para oborrit të Komunës së Pejës para pak minutash.

Mirëpo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nuk është duke u zhvilluar asnjë aksion i policisë në këtë komunë por policia po e siguron objektin.

Sipas tij, opozita është duke e mbajtur një aksion të cilin Muhaxheri e cilësoi si “një film”.

“Jo nuk ka asnjë aksion, policia po e siguron objektin e komunës pasi opozita po xhiron një “film” aty”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat