Po riparonin varrezat në Nobërgjan të Pejës, punëtoret gjetën një kafkë njeriu

Peja

Po riparonin varrezat në Nobërgjan të Pejës, punëtoret gjetën një kafkë njeriu

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:58
Ilustrim

Është raportuar gjatë ditës së djeshme se në fshatin Nobërgjan të Pejës është gjetur një kafkë njeriu.

Gjatë riparimit të varrezave, punëtorët gjetën një kafkë njeriu.

Rasti është paraqitur në Polici, ku edhe është urdhëruar të ndalohen punimet në atë zonë.

“GJETJE E MBETJEVE MORTORE Fsh. Nobërgjan , Pejë 27.03.2021-14:10. Është raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat është hasur në një kafkë të njeriut. Njësiti kompetent ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës ndërsa punimet janë ndërprerë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat