E dhimbshme/Shkoi në Turqi për shërim, vdes 9 vjeçari nga Peja

Peja

E dhimbshme/Shkoi në Turqi për shërim, vdes 9 vjeçari nga Peja

Më: 22 prill 2021 Në ora: 08:50
Gent Nikqi

Ka vdekur 9-vjeçari nga Rugova e Pejës, Gent Nikqi që ishte dërguar kohë më parë për shërim në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur Adnan Hyseni nga Peja që ka ndihmuar në sigurimin e parave për Nikqin.

Ai përmes Facebook-ut ka shkruar se Genti nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes.

MA KI KPUT SHPIRTIN GENT ? Paq qetsin e shpirtit tek ZOTI ne qiell engjull ?? Na fal u mundum po nuk u mvar prej nesh...

Posted by Adnan Hyseni on Wednesday, April 21, 2021

“Ngushllime familjes se 9 vjeçarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falënderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”, ka shkruar ai.

Familja e Gentit kishte njoftuar me datë 6 prill se për të njejtin janë siguruar paratë e mjaftueshme për shërim.

Gent Nikqi ishte i diagnostifikuar me Hepatitis fulminanta, Encaphalopathia hepatica, dhe kishte nevojë për transplant të mëlçisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat