Befason Muhaxheri i LDK-së: Do të jem kryetar i Pejës deri në vitin 2054

Peja

Befason Muhaxheri i LDK-së: Do të jem kryetar i Pejës deri në vitin 2054

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:26
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se deri në vitin 2054, do të jetë kryetar i këtij qyteti.

Ai tha se e ka vendosur këtë objektiv që ai të jetë kryetar deri në këtë datë.

I pyetur nga gazetari, se a nënkupton që partitë tjera të mos kandidojnë për këtë pozitë, ai u përgjigj shkurtimisht se “po”.

“Unë mendoj se deri në 2054 do të jem kryetar i komunës së Pejës. Ashtu e kemi vendosur objektivin. Tash e shohim nëse qytetarët janë të kënaqur edhe votojnë. Varet shumë edhe nga partia por besoj që ne këtu me qytetarët e Pejës e kemi një marrëveshje tjetër”, ka thënë Muhaxheri.

Në ndërkohë kur i njëjti u pyet për uljen në pozitë të  Agim Veliut në Degën e LDK-së në Podujevë, ai e mbylli telefonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat