66 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Peja

66 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje më të rëndë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 09:38
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 66 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se 59 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 9 të tjerë janë në CPAP.

Ndërkohë që 10 pacientë të tjerë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i spitalit:

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19, datë 27.09.2021:

✓66 pacientë janë të shtrirë;

✓52 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 9 pacientë janë në CPAP;

✓ 10 pacientë ne gjendje të rëndë;

Mbroje vetën vaksinohu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat