Festë në Pejë, Muhaxheri: Jemi 61 %, ka përfunduar

Peja

Festë në Pejë, Muhaxheri: Jemi 61 %, ka përfunduar

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:20
Gazmend Muhaxheri

Kandidati i LDK-së për Pejën Gazmend Muhaxheri ka thënë se ai ka fituar me 61 % të votave dhe gjithçka ka përfunduar.

“Sipas rezultateve tona jemi 61 %. Ka përfunduar dhe tani jemi duke numëruar votat për asamble komunale”.

Muhaxheri, që po ec nëpër qytetin e Pejës i shoqëruar nga një numër i madh i njerëzve që po festojnë duke thirrur emrin e tij, ka thënë se kjo do të thotë një besim më i madh në të.

“Fitorja do të thotë një angazhim më tepër. Një besim i madh i qytetarëve të cilin duhet me e kthy me punë”.

Ai ka thënë se gara në Pejë ka qenë e qetë, derisa ka falënderuar kundërkandidatët e tij.

“Ka qenë garë e qetë, i falënderoj kundërkandidatët për garë të qetë. Besoj që shihemi në beteja të tjera”, ka deklaruar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat