Personi që vdiq pas u godit nga treni sot në Pejë, dyshohet se ishte invalid

Peja

Personi që vdiq pas u godit nga treni sot në Pejë, dyshohet se ishte invalid

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pak më parë u raportua se një person është goditur për vdekje nga treni sot përballë Viva Fresh në Pejë.

Media nga burimet ka mësuar se dyshohet se viktima ishte i shtrirë në binarët e trenit. Këtë e deklaruar edhe shoferi i trenit.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se viktima dyshohet se është invalid me protezë në këmbë, kurse sipas dëshmitarëve ai edhe sot gjatë ditës ka tentuar t’i jap fund jetës.

Mirëpo i njëjti është larguar nga Policia dhe zyrtarët e hekurudhave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat