KQZ: Gazmend Muhaxheri fiton Pejën

Peja

KQZ: Gazmend Muhaxheri fiton Pejën

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit për 38 komunat e Kosovës.

Në komunën  e Pejës fitues i zgjedhjeve është Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 60.49 të votave.

Pas Gazmendit të LDK-së, Gazmendi i VV-së është renditur i dyti. Agusholli grumbulloi 22.32 përqind të votave.

Rrustem Berisha  i AAK-së doli i treti me me 16.34 përqind të votave.

Gani Veselaj, kandidat i pavarur – 0.32 përqind.

Kreshnik Hysaj (Partia Demokratike e Unitetit – 0.31 përqind.

Drena Podrimcaku (Partia Balliste) – 0.23 përqind.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat