Tre persona të pavaksinuar kërkojnë trajtim në spitalin e Pejës pas infektimit me Covid

Peja

Tre persona të pavaksinuar kërkojnë trajtim në spitalin e Pejës pas infektimit me Covid

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Tre persona të pavaksinuar janë të shtrirë në spitalin e Pejës, ku po marrin trajtim.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky spital.

Sipas këtij spitali, një nga pacientët është me oksigjenoterapi.

Ndërsa, në 24 orët e fundit nga spitali i Pejës kanë treguar se janë rezulizuar mbi 4 mijë e 500 analiza dhe 516 vizita specialistike.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 516 Vizita Specialistike;

– 36 Pranime;

– 209 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 1 Lindje, 1 vajzë;

– 12 Operacione;

– 39 Hemodializa;

– Analiza: 338 pacientë që kanë bërë 4,575 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 33 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 6 Mamografi;

– 40 procedura fizioterapie;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat