​Në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë vijojnë mësimin studentë nga të gjitha komunitetet

Peja

​Në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë vijojnë mësimin studentë nga të gjitha komunitetet

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka pesë fakultete, duke përfshirë atë të Biznesit, Fakultetin e Turizmit dh Hotelerisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Agrobiznesit dhe Fakultetin e Muzikës. Mësimet në Fakultetin e Biznesit dhe në Fakultetin e Menaxhimit të Turizmit dh Hotelerisë zhvillohen në gjuhën shqipe dhe boshnjake/serbe. Profesorët e fakultetit janë nga Kosova dhe nga rajoni.

Husnija Bibuljica, koordinatore e mësimit në gjuhën boshnjake në nivel universitar, thotë se në mesin e studentëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës, si dhe ata që vijnë nga rajoni si, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja.

Bibuljica: Kemi studentë nga i gjithë rajoni

“Kemi studentë nga Mali i Zi, konkretisht nga Rozhaja, Berana, Andrijevica, janë konkretisht studentë malazezë si në studimet universitare ashtu edhe në master kur kemi të bëjmë me Fakultetin e Biznesit. Kur është fjala për Fakultetin e Turizmit dhe Hotelerisë, ka pasur studentë konkretisht nga Prizreni, dy studentë serbë që vijojnë mësimet”, tha Bibuljica.

Baki Koleci, profesor shumëvjeçar i menaxhmentit në këtë universitet, thotë se studentët janë të mirë dhe vijnë nga të gjitha komunitetet.

Koelci: “Haxhi Zeka” një universitet i veçantë

“Në universitetin tonë ka një rregull të veçantë në krahasim me universitetet e tjera, këtu bashkërisht jemi jo vetëm shqiptarë, por jemi boshnjakë, ka serbë, ka romë, ashkalinj, ka të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë. ME të vërtetë, edhe me menaxhmetin e kaluar, por edhe me menaxhmentin e tanishëm ka një disponim shumë të mirë që këtu të jenë të gjithë qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të studiojnë”, tha profesor Koleci.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka pësuar një ndryshim të madh në vitet e kaluara dhe janë ndërtuar objekte të reja për kushte më të mira për studim dhe zhvillimin e mësimit.

Bibuljica: Ka pasur investime 

“Objektet janë rinovuar, janë bërë investime, kabinete kanë mbetur, ne jemi aktualisht në njërin nga ato kabinete dhe ka pasur shumë salla më të mëdha kur është fjala për ato ushtrime. Megjithatë, është e nevojshme që të ketë amfiteatër, të paktën një prej të cilëve ishte në kampusin ku ndodhet rektorati”, thotë profesor Bibuljica.

Ai shtoi se Universiteti është i pajisur edhe me një bibliotekë që ka libra në disa gjuhë.

Bibuljica: Mundohemi të krijojmë kushtet e duhura

“Ka kushte, po mundohemi ta përmirësojmë nga viti në vit për të qenë më standard. Studentët tanë kanë gjithashtu një bibliotekë këtu. Biblioteka është e pajisur me libra në gjuhën boshnjake, shqipe dhe angleze”, ka përfunduar profesor Husnija Bibuljica.

Profesor Koleci vlerësoi kushtet e ofruara nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ndërsa tha se trupi akademik mundohet t’i qëndrojë afër studentëve.

Koleci: Profesori i qëndron afër studentit duke komunikuar 

“Profesori në çdo kohë, në çdo moment është me studentin, kanë mundësi që të na lajmërohen në telefon, na shkruajnë në formë të ndryshme kudo që gjendemi që të jemi bashkë me to. Ka ndryshuar ato format e mëparshme që studenti ka pasur një distancë me profesorin, mirëpo sot në Universitetin ‘Haxhi Zeka’ është një veçanti shumë e madhe në krahasim me universitete të tjera sa kam pasur qasje në universitete dhe kolegje të ndryshme, është një afërsi shumë e madhe student dhe profesorë”,

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është akredituar vitin e kaluar në bazë të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendimi është marrë nga Këshilli Shtetëror për Cilësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat