Spitali i Pejës nuk ia publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues

Peja

Spitali i Pejës nuk ia publikon pikët e rezultatit kandidates për Zyrtar Zotues

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar sot rezultatet e testit me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar në pozitat Zyrtar/e zotues dhe Zyrtar/e i/e Pasurisë, të zhvilluar më 3 Dhjetor 2021, si pjesë e Konkurseve që ishin hapur.

Në listën e publikuar sot (20.12.2021) të rezultateve nga këto teste, në njërin prej tyre, respektivisht, atë të pozitës zyrtar zotues, shifra e një prej kandidatëve që i është nënshtruar testit, fare nuk figuron, raporton Njëshi.

Bëhet fjalë për një kandidate që ka aplikuar dhe i është nënshtruar testit në fjalë, nën shifrën 1337/1-24, dhe ka paraqitur dëshminë në media.

Në rezultatet e publikuara nga web faqja e Spitalit të Pejës, qartë shihet personi me shifrën  në fjalë nuk figuron.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga Spitali për këtë çështje, por numri i kontaktit nuk ka qenë i qasshëm.

Lista/Rezultatet;

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat