Mbyllen dy lokale në Pejë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Peja

Mbyllen dy lokale në Pejë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Moszbatimi i masave antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zyra regjionale në Pejë të mbyll dy lokale.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Po janë mbyllur dy lokale pasi që kanë vepruar në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të  Qeverisë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se në njërin nga lokalet kishte pasur një aheng familjar  i cili është ndërprerë dhe ndaj operatorit është shqiptuar gjobë.

Thaçi tha se edhe pse jemi në festa të fundvitit, qytetaret dhe operatoret ekonomikë duhet të respektojnë masat anti-COVID që janë në fuqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat