Në shkollat e Pejës 64 nxënës dhe 9 mësimdhënës të infektuar me COVID, Demaj: Nuk ka tendenca për t’i mbyllur shkollat

Peja

Në shkollat e Pejës 64 nxënës dhe 9 mësimdhënës të infektuar me COVID, Demaj: Nuk ka tendenca për t’i mbyllur shkollat

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Në komunën e Pejës mësimi po zhvillohet me prani fizike të nxënësve, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë raportuar 64 nxënës dhe 9 mësimdhënës me COVID-19.

Zëdhënësi i komunës së Pejës, Arianit Demaj tha se mësimi është duke u zhvilluar me prani fizike në të gjitha shkollat dhe se nuk ka tendenca për t’u mbyllur.

Zëdhënësi i komunës Pejës më tej tha se deri në orën 16:00 të së martës, sipas shifrave zyrtare janë 64 nxënës dhe 9 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv me COVID.

“Gjendja nuk është alarmante dhe nuk ka tendenca për të mbyllur shkollat… Nuk ka asnjë kërkesë nga Drejtoritë e shkollave”, tha Demaj.

Më tej, ai tha se nëse mësimdhënësit vërejnë ndonjë nxënës me simptoma atëherë ai këshillohet për të vizituar pediatrin, i cili vendosë nëse duhet ta bëj testin ose jo.

Ndryshe, pas rritjes së rasteve me coronavirus, një shkollë në Prishtinë dhe tri në Gjakovë kanë kaluar në mësimin online. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat