Programi për Pagesa Direkte, ministri Peci kërkon monitorim të situatës në terren

Peja

Programi për Pagesa Direkte, ministri Peci kërkon monitorim të situatës në terren

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë Faton Peci qëndroi sot për vizitë në Pejë, ku në takim me kryetarin Gazmend Muhaxheri biseduan mbi potencialin bujqësor, blegtoral e pyjor në këtë komunë.

Në takim u bisedua edhe rreth mundësive që ka komuna e Pejës për zhvillim të sektorit të bujqësisë, shfrytëzim të qëndrueshëm të sektorit të pylltarisë, si dhe avancim të agro-turizmit dhe turizmit malor, masa këto të cilat përkrahen përmes Programit për Zhvillim Rural, i cili tashmë është duke u finalizuar për shpallje.

“Bashkëpunimi i mirëfilltë mes nivelit qendror dhe atij lokal, krijon bazën e shëndoshë për krijimin e politikave që i kontribuojnë zhvillimit, avancimit dhe forcimit të marrëdhënieve me bujqit dhe të gjithë akterët e sektorit të bujqësisë. Po ashtu, u pajtuam se përveç sektorit të bujqësisë, duhet që t’i kushtojmë rëndësi edhe sektorit të pylltarisë duke monitoruar nga afër pyllëzimet e realizuara, mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimin e prerjeve ilegale”, tha Peci.

Duke pasur parasysh se tashmë është mbyllur periudha e aplikimit për subvencione dhe vazhdojnë procedurat tjera, duke përfshirë kontrollin në terren, ministri Peci ka kërkuar nga kryetari Muhaxheri monitorim të situatës në terren përmes inspektorëve që ka komuna, lidhur me implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat