​Pacientes në spitalin e Pejës i largohet tumori 10 kilogramësh

Peja

​Pacientes në spitalin e Pejës i largohet tumori 10 kilogramësh

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:31
​Pacientes në spitalin e Pejës i largohet tumori 10 kilogramësh

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka realizuar një operacion të suksesshëm duke ia larguar pacientes një tumor prej 10 kilogramëve. Pacientja 39-vjeçare e diagnostifikuar me tumor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private.

“Duke parë gjendjen e pacientes që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymëmarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientes, Mjeku që trajtoi rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me mjekët tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik.

Ekipa e Mjekëve Specialist Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr.Ramadan Daci – Gjinekolog Obstetër, Dr. Gëzim Devolli – Kirurg dhe Dr. Besim Kastrati - Anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të anestezionit dhe instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve.

“Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat