​Reshjet e shiut, tri kanale rrezikojnë të dalin nga shtrati në Pejë

Peja

​Reshjet e shiut, tri kanale rrezikojnë të dalin nga shtrati në Pejë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:56
Pejë

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë po rrezikojnë daljen nga shtrati të tri kanaleve në qytetin e Pejës me rrethinë. Situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet janë në gjendje gatishmërie.

Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka thënë se për momentin situata në Pejë është nën kontroll.

Por, sipas tij janë disa vende ku situata është me keq, siç është kanali i Çokolica, ku pretendon të dal nga shtrat por ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet tjera të komunës janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë të tillë.

Sipas tij, edhe në lagjen “Fidanishte”, ka mundësi që ujë të dal prej shtratit, si dhe në fshatin Jabllanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat