Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë, policia jep detaje

Peja

Të shtëna me armë zjarri në një mishtore në Pejë, policia jep detaje

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një mishtore në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 07:24, policia është njoftuar se në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri në mishtore në Pejë. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, tha Gashi.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, u shpreh ai.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat