Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së në Pejë: Aleanca dhe Peja janë sinonim i njëra-tjetrës

Peja

Haradinaj në 23-vjetorin e AAK-së në Pejë: Aleanca dhe Peja janë sinonim i njëra-tjetrës

Më: 27 maj 2023 Në ora: 22:11
Ramush Haradinaj në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 23-vjetorin e degës së këtij subjekti politik në Pejë, ka thënë se AAK-ja dhe kjo komunë janë sinonim i njëra-tjetrës.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook Haradinaj falënderoi aktivistët si dhe ata që e udhëhoqën këtë degë që nga themelimi e deri më sot.

“Peja dhe Aleanca janë sinonim i njëra-tjetrës! Rast i mirë që njëherësh të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin që ishte pjesë e rrugëtimin tonë politik përgjatë 23 viteve jo edhe të lehta as për ne e as për Kosovën! Ndaj udhëheqësve të degës nëpër kohë të ndryshme si dhe ndaj secilit aktivist për angazhimin e pashoq, të cilët nuk u dorëzuan së punuari për Aleancën dhe Pejën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Aleanca në Pejë, në radhët e veta ka njerëz që gërshetojnë vlera të larta, të dëshmuara si në përpjekjet për liri ashtu edhe për ndërtimin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat