Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka realizuar 115.38% më shumë raste penale me marrëveshje për pranimin e fajësisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars të vitit 2025, janë kryer gjithsej 28 raste përmes marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Pejë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin realizuar 13 raste.
Gjithashtu, është shënuar rritje edhe në rastet e zgjidhura përmes ndërmjetësimit.
Në tremujorin e parë të vitit 2025 janë kryer gjithsej 51 raste përmes ndërmjetësimit, krahasuar me 40 raste të realizuara në tremujorin e parë të vitit 2024, që paraqet një rritje prej 27.5%.