​Prokuroria e Pejës për tre muaj ka ngritur 580 aktakuza kundër 658 personave

Peja

​Prokuroria e Pejës për tre muaj ka ngritur 580 aktakuza kundër 658 personave

Më: 30 prill 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193.

Kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat