Komuna e Pejës ka shpallur listën me 34 përfitues të subvencioneve për biznese të reja.
Por nuk ka bërë të ditur shumën që ka marrë secili prej tyre.
Sipas informacioneve të mëhershme nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Pejë, Nasret Hajrizi, përfitimi për një biznes mund të arrijë deri në 2 mijë euro.
Megjithatë, detajet për ndarjen konkrete të mjeteve mungojnë në dokumentin e publikuar.