​Policia në Pejë sekuestron 14 motoçikleta

Peja

​Policia në Pejë sekuestron 14 motoçikleta

Më: 23 maj 2025 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka hartuar dhe është duke zbatuar planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili ka nisur të implementohet nga data 20 maj 2025 në qytetin e Pejës.

Sipas njofitmit, ky plan synon të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të parandalojë kundërvajtjet që lidhen me përdorimin e motoçikletave.

Në zbatimin e tij janë të angazhuar zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e DRP Pejë.

Gjatë realizimit të deritanishëm të planit: Janë sekuestruar 14 motoçikleta të llojeve të ndryshme, janë shqiptuar 40 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë: mosposedim të lejes për vozitje, mosposedim të kategorisë përkatëse për motoçikletë, ngasje të mjetit pa regjistrim, si dhe kundërvajtje të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë”, thuhet nw njofitm.

Aktivitetet policore do të vazhdojnë në mënyrë intensive dhe pa tolerim, në funksion të respektimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat