Peja përfiton pajisje teknologjike për përmirësimin e qasjes në shërbimet publike

Peja

Peja përfiton pajisje teknologjike për përmirësimin e qasjes në shërbimet publike

Më: 30 maj 2025 Në ora: 11:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Prishtinë është mbajtur konferenca përmbyllëse e projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave Gjuhësore në Kosovë – Faza II”, projekt ky i financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Në këtë konferencë mori pjesë edhe përfaqësuesja e Komunës së Pejës, Drejtoresha për Administratë, Nita Panduri-Mullarama, e cila në emër të Komunës pranoi një donacion me pajisje teknologjike dhe audio, të destinuara për të ndihmuar në përmirësimin e komunikimit dhe qasjes në shërbimet publike, në përputhje me të drejtat gjuhësore të qytetarëve.

Ky donacion synon të ndihmojë institucionet lokale në ofrimin e shërbimeve më gjithëpërfshirëse, duke respektuar të drejtën e secilit qytetar për të marrë informata dhe shërbime në gjuhën e tij/saj.

Komuna e Pejës ka falënderuar UNMIK-un dhe IOM-in për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e qasjes dhe avancimin e të drejtave për të gjithë qytetarët, pa dallim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat