Spitali i Pejës njofton për rregulla të reja hyrjeje nga 16 qershori

Peja

Spitali i Pejës njofton për rregulla të reja hyrjeje nga 16 qershori

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga data 16 qershor 2025 hyjnë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në objekt, me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor.

Sipas njoftimit, hyrja nga dera e emergjencës do të jetë e lejuar vetëm për pacientët urgjent dhe një përcjellës, nëse është e nevojshme. Vizitorët do të lejohen vetëm gjatë orarit të caktuar të vizitave dhe përmes hyrjes së bllokut kirurgjik apo internistik.

Orari i vizitave për vizitorë është:

13:00 – 14:00

21:00 – 21:30

Jashtë këtij orari, hyrja për vizitorët do të ndalohet, përveç rasteve kur është e nevojshme prania e një përcjellësi për pacientë të hospitalizuar. Spitali falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në funksion të një ambienti më të sigurt shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat