Prokuroria po heton vdekjen e burrit që gjet pa shenja jete në Pejë

Peja

Prokuroria po heton vdekjen e burrit që gjet pa shenja jete në Pejë

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë.

Në rrugën “Rozafa”, një burrë është gjetur pa shenja jete.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria tashmë i ka nisur hetimet.

Kështu ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dale njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi.

Derisa lidhur me rastin nuk u bën të ditura detaje tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat