Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Peja

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pjesë, policia nis hetimet

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 22:35
Ilustrim

Një foshnje nga fshati Dugajevë e Klinës është dërguar  pa shenja jete në repartin e emergjencës të Spitalit të Pejës.

Rasti është konfirmua nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat