Keqtrajtimi i fëmijës nga edukatorja në Pejë, detaje të reja

Peja

Keqtrajtimi i fëmijës nga edukatorja në Pejë, detaje të reja

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Tetori nisi me një ngjarje tronditëse në qytetin e Pejës.

Një edukatore e një çerdheje u arrestua dhe u ndalua për 48-orë, për keqtrajtimin e një fëmije.

Gazetari ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

“Një edukatore është arrestuar për 48 orë, për keqtrajtimin e një fëmije në një çerdhe. Kështu ka bërë të ditur Shkodran Nikçi. Nikçi tha se ‘Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një edukatore në çerdhe për shkak të keqtrajtimit të një fëmije është ndaluar për 48-orë’. Nikçi nuk ka bërë të ditur nëse institucioni i çerdhes është publik apo privat, mirëpo siç po qarkullon në rrjete sociale, bëhet fjalë për edukatoren A.K., megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht”, u shpreh Daci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat