Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për tri vepra penale, ia publikon foton

Peja

Policia në Pejë kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për tri vepra penale, ia publikon foton

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 11:54
Policia

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Valtrim Kelmendit, që po kërkohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartëpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese: 192 dhe 0800 19999 (pa pagesë) 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë Email: [email protected]”

Policia thotë se tashmë janë dorëzuar në polici Ismet Kelmendi dhe Premton Berisha, të cilët gjithashtu ishin në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat