Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për shërbimet shëndetësore të ofruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, vetëm gjatë ditës së djeshme, 279 pacientë kanë kryer gjithsej 3,825 analiza laboratorike në këtë institucion shëndetësor.
Përveç analizave laboratorike, spitali ka ofruar edhe shërbime të tjera mjekësore.
“489 vizita specialistike, 31 pacientë janë shtruar për trajtim gjatë ditës së djeshme, 193 pacientë janë të shtrirë aktualisht, 2 lindje (1 djalë dhe 1 vajzë), 14 operime, 27 dializa, 76 rëntgenë, 37 ultrazëra, 8 MRI, 9 ekokardiografi, 3 ergometri, 9 gastroskopi dhe 43 shërbime fiziatrike”, thuhet në njoftim.