‘Ngujohet’ në ashensor një familje në Pejë, intervenojnë zjarrfikësit

Peja

‘Ngujohet’ në ashensor një familje në Pejë, intervenojnë zjarrfikësit

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Të martën, një familje treanëtarëshe mbeti e bllokuar brenda ashensorit në një nga banesat në Pejë.

Gazetari tha se për lirimin e tyre është dashur intervenimi i zjarrfikësve.

Tutje, tha se pos zjarrfikësve, në këtë rast është angazhuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës , i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, familja ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Pos tjerash, pas publikimit të këtij rasti, qytetarët kanë kërkuar inspektim për objektet e reja banesore, pasi sipas tyre, këto raste nuk janë të rralla në Pejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat