Aksion në Pejë, artarët nën monitorim për zbatimin e ligjit

Peja

Aksion në Pejë, artarët nën monitorim për zbatimin e ligjit

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një aksion për kontrollimin e artarëve është duke u zhvilluar sot në Pejë.

Në aktivitetin e realizuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë, është duke asistuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve përkatëse.

Në vijim, do t’ju mbajmë të informuar lidhur me efektin dhe rezultatet e këtyre aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat