Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të narkotikëve

Peja

Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të narkotikëve

Më: 7 prill 2026 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti për caktimin e paraburgimit ndaj L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas njoftimit, pas mbajtjes së seancës dëgjimore gjatë ditës së sotme, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji.

Kjo duke filluar nga data e arrestimit më 5 prill, dhe do të zgjasë deri më 5 maj.

“Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat