Prokuroria e Pejës për tre muaj ka ngritur 371 aktakuza kundër 458 personave

Peja

Prokuroria e Pejës për tre muaj ka ngritur 371 aktakuza kundër 458 personave

Më: 22 prill 2026 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 371 aktakuza, kundër 458 personave për vepra të ndryshme penale.

Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 371 aktakuza, ndaj 458 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 124, kurse e personave të akuzuar rreth 153 persona të akuzuar për një muaj pune.

Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.

ORCA: Qeveria e kontrabandoi emrin e Driton Velës për Bord të Agjencisë për Akreditim, do t’i njoftojmë ENQA-n dhe EQAR-in

Read more

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat