Ja si ndodhi vrasja e komandant Izet Beqirit - Bota Sot
Ja si ndodhi vrasja e komandant Izet Beqirit

Politika

Ja si ndodhi vrasja e komandant Izet Beqirit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 11 qershor 2019 Në ora: 12:52
Njësia "Cobra" në Koshare

Në rrëfimin përfundimtar, Binak Rexhaj – Baudin, na tregon momentet nga lufta e Koshares.

Ai pohon se, pas luftimeve në këtë betejë, dhe pas plagosjes edhe të një ushtari të “Cobrave”, komandant Naser Vllasi, ka kërkuar që të tërhiqen në pozicionet më lartë, por njëkohësisht kanë zhvilluar edhe luftimet duke i bë lëvizjet nga pozicioni në pozicion.

“Ne duke bënim edhe luftime dhe lëvizje, pasi pozicionet tona granatoheshin vazhdimisht. Nga komanda kryesore iu kërkua Naserit që të tërhiqemi në vijën e dytë mbrapa pozicioneve te rruga e malit, mirëpo ato pozita për momentin si zhvilloheshin luftimet nuk ishin të sigurta as të përshtatshme për rezistencë ku edhe më tej kemi vazhduar luftimet. Pasi që ishim në numër të pakët dhe në tentim për të ju bashkangjitur luftimeve një skuadër që e kishim si zëvendësim ditë më parë nga granatimet kishin pasë të plagosur dhe ishin detyrua mi tërheq të plagosurit, nuk di a mbeten dy apo tre ushtarë me ne nga ta. Komandant Naseri, kishte caktua Izetin që ta tërheq Petritin pasi kishte dhimbje të mëdha nga plaga e marrë, mirëpo Izeti më kërkoj mua që ta bëj tërheqjen e Petritit deri te ushtarët e parë të vijës së dytë të krahut të djathtë ku komandonte “Bjeshka” F. Hadergjonaj. Në momentin kur u plagos Petriti, unë e bëra tërheqjen e tij. Petritin e kam shoqëruar deri te vija e dytë, te minahedhësit ku ishte Bahri Gashi. Me shumë vështirësi jam kthyer te vija e parë e luftimit ku ishin shokët pasi që tani më ishin tërheq në pozicionet kah krahu i majtë ku aty kam gjetur Besim Gecin në pozicionin fillestar të luftimit, ishte i vetëm në pozicion".

"Pikërisht nga Besimi kuptova për rënien e Izetit, kur e pyes se ku janë të tjerët me tha që e kanë tërheq trupin e Izetit të rënë. Ne krahun e majtë mësova se janë vendosur të tjerët ku e pash me sy te mi Naser Vllasin “Cobren” që ai mbante piken më të lartë krahun e majtë përderisa Besim ishte edhe më tej në pozicion në krahun e djathtë.  Ajo ditë e luftimeve ishte vendimtare edhe po të donte ndonjë ushtar të tërhiqej nga luftimet ishte e rrezikshme sepse ishim gati në rrethim të hekurt nga ushtria serbe andaj me manovrimet që i bënim ne ja dolëm ti mbajmë pozitat dhe të mposhtim ushtrinë serbe edhe pse ishim të rrethuar ne Cobrat. Armiku serb nuk ia arriti dot për ballë nesh, ne ja dolëm nga rrethimi i hekurt i ushtrisë serbe ku ja arritëm si të vetëm në atë pjesë të luftimeve".

Sipas tij, derisa luftimet vazhdonin ai nga Besim Geci është njoftuar se Komandat Izeti ishte vrarë dhe që e kishin tërhequr disa metra më tej, në një vend të sigurt dhe e kishin maskuar mirë trupin e tij përderisa të arrij skuadra për tërheqjen e trupit të Izetit.

“Nuk di pse, por përforcimet arritën vetëm deri te rruga ku gjendeshin pozicionet e vijës së dytë dhe atë ishin shtrirë nga pozicioni ku gjendej minahedhësi 82 mm përgjatë rrugës deri te përroi i parë i kroit të Mehmetit, e luftimet dhe koncentrimi i forcave serbe ishte pikërisht ku ishim ne “Cobrat” me Naserin. Pas një kohe dëgjuam se trupi i Izetit “Baballoqit 2” ishte tërheq nga skuadra që ishte e angazhuar për tërheqjen e të rënëve ku për ne ishte një breng më pak”, potencon Baudin.

Ai tutje thekson se, në këtë ditë të 11 majit 1999, ishin disa mos qartësi apo mos organizime që ushtarët mbetëm të vetëm te Rrasa e Koshares, gjegjësisht nga ana e majtë pa asnjë lloj përforcimi.

“Në ato luftime ne “Cobrat” atë ditë e kemi paaftësuar një tank derisa një tjetër që nuk vërehej nga pozicionet tona kishte depërtuar në drejtim të Abaz Thaçit për të cilin kam dëgjuar se kishte mbet me pak ushtarë në vijën e parë sikur se ne”, rrëfen ushtari i UÇK-së ngjarjen e asaj dite.

Por, ai thekson se, pas mesditës kishte arritur një skuadër në përforcime, mirëpo komandant Naseri ju ka kërkuar që të zbatojnë çdo urdhër të tij dhe mos të bëjnë ndonjë lëvizje pa planifikuar, pa urdhër e që mos të ketë edhe ushtarë të tjerë të rënë.

“Naseri ka filluar me orientimin e dhënies së koordinatat që ti grantonim forcat e gjalla serbe, ku menjëherë janë vërejtur rezultatet e para. Ne edhe më tej rezistonim dhe pas orës 16:00 është vërejt se forcat serbe po tërhiqeshin shumë të vrarë dhe të plagosur pasi dëgjoheshin gjatë tërë kohës dhe britmat nga dhimbjet plagëve që u kishim shkaktuar me armë, dhe intensiteti i luftimeve tanimë kishte rënë ku me një intensitet të ulët vazhduan deri në mbrëmje luftimet”.

Ajo ditë i bëri me dije armikut se ushtarët e UÇK-së nuk zmbrapsen as një milimetër prapa.

“Mirëpo rënia e Izetit na la dhimbje të thellë në zemrat tona, pasi edhe sot na mungon. Ne të gjallët duhet të mbesim të dinjitetshëm, të pastër, sikurse ishim në ditët e luftës, vetëm kështu qohet amaneti i dëshmoreve deri në vend”, përfundon rrëfimin ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Binak Rexhaj Baudin. FUND

Lexo edhe këtë:

Luftoi fyt për fyti në Koshare, ja rrëfimi i luftëtarit nga vija e parë e frontit

Luftëtari i Koshares hedh dyshimet: Armiku i egërsuar kishte informacione të sakta, goditnin me predha vetëm pjesën ku ishim ne

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...