Ngritet aktakuzë për pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit - Bota Sot
Ngritet aktakuzë për pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit

Prizreni

Ngritet aktakuzë për pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:06
Ilustrim

Prokuroria Themelore ne Prizren, ka ngritur aktakuzë lidhur me projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” kundër pesë personave dhe atë: A.S., si person zyrtar përkatësisht si menaxher i projektit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, R.M., M.B., H.P., dhe D.M., si persona zyrtar në cilësinë e Organit mbikëqyrës të punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit akuzohen se në periudhën kohore tetor 2009 në vazhdimësi deri me 12 dhjetor 2017, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për operatorin ekonomik përkundër asaj se punimet në pozicionet e caktuara nuk janë kryer, dhe atë në vlerë totale prej 962,387.95 euro, si dhe pranimi teknik i këtij objekti akoma nuk është bërë dhe nuk është lëshuar për shfrytëzim.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në  barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...