Pritet anulimi i vendimit për vrasjen e ariut në Prizren - Bota Sot
Pritet anulimi i vendimit për vrasjen e ariut në Prizren

Prizreni

Pritet anulimi i vendimit për vrasjen e ariut në Prizren

Më: 12 maj 2019 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet që nesër të anulojë vendimin për vrasjen e ariut në Prizren.

Kështu bëjnë më dije burime për media.

MBPZHR-ja bënë me dije se do të bashkëpunojë me akteret për gjetjen e një zgjidhje për këtë rast.

“Nesër MBPZHR do ta anuloje vendimin për vrasje e ariut dhe do të bashkëpunoj me akteret për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se vendimi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për mbytjen e ariut të murrmë në Prizren, ka ngjallur reagime të institucioneve të cilat merren me mbrojtjen e kafshëve dhe të natyrës.

Zyrtarë të këtyre institucioneve kanë kundërshtuar një vendim të tillë duke paralajmëruar edhe padi pasi që sipas tyre kafsha është e mbrojtur me ligj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...