Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin – për ndërtimin e 30 shtëpive - Bota Sot
Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin – për ndërtimin e 30 shtëpive

Prizreni

Komuna e Prizrenit lidh partneritet me Halil Kastratin – për ndërtimin e 30 shtëpive

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:35
Mytaher Haskuka dhe Halil Kastrati

Kryetari i Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.

Kryetari i Prizrenit, përmes një njoftimi në faqën e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Me qëllim të krijimit të kushteve për banim për familjet në nevojë, sot së bashku me themeluesin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e 30 shtëpive sipas formës çelësa në dorë.

Përveç kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit këtë vit me të hyrat komunale do t’i ndërtojë edhe 30 shtëpi të tjera, ndërkaq do të renovojë edhe 30 shtëpi dhe 30 kulme, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit të banimit për së paku 120 familje nevojtare”, ka shkruar Haskuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...