Veseli në Prizren: Vlerat e Ramazanit janë të shenja - Bota Sot
Veseli në Prizren: Vlerat e Ramazanit janë të shenja

Prizreni

Veseli në Prizren: Vlerat e Ramazanit janë të shenja

Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:06
Iftari në Prizren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë sonte për iftar në Prizren, ku ishin të pranishëm qindra qytetarë, përfaqësues të Bashkësisë Islame, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së.

Duke folur pra të pranishmëve në këtë iftar, kryeparlamentari Veseli ka thënë se vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi.

“Me përfaqësues të Bashkësisë Islame, familje të dëshmorëve, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit, sonte në iftar të përbashkët. Vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi. Besimi në Zot është frymëzim për humanizëm, për paqe, tolerancë dhe mbështetje të atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook pas iftarit në Prizren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...