Aksion pastrimi dhe protestë në Qendrën Historike të Prizrenit

Prizreni

Aksion pastrimi dhe protestë në Qendrën Historike të Prizrenit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 16:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Organizata joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” dhe Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” kanë realizuar një aksion pastrimi në qendrën historike të Prizrenit.

Ata krahas pastrimit kanë protestuar për lejimin e parkimit të veturave pranë objekteve të trashëgimisë duke kërkuar që këto vendparkingje në këto hapësira të Qendrës Historike të shndërrohen në zona të gjelbra, njofton Klan Kosova.

Ata po ashtu kishin kërkuar nga EKO regjioni që të bëjë ndërrimin e kontejnerëve duke i zëvendësuar të vjetrit me disa të rinj.

Pas realizimit të kërkesës, ata kanë ngjitur disa stikerë që përçojnë mesazhe vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit dhe riciklimin e mbeturinave.

“Qendra Historike e Prizrenit është ndër pjesët më të frekuentuara nga vizitorët andaj edhe aksioni ka për qëllim krijimin e një ambienti të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit. Të rinjtë dhe EC kanë pastruar këtë pjesë duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave dhe duke e përcjellë mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi si fillim, dhe duke i bërë thirrje institucioneve që të tregojnë një kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e qyteti”, thotë “Ec Ma Ndryshe”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat