Gjeti kuletën me plot para e dokumente, veprimi i prizrenasit ka mahnitur policinë - Bota Sot
Gjeti kuletën me plot para e dokumente, veprimi i prizrenasit ka mahnitur policinë

Prizreni

Gjeti kuletën me plot para e dokumente, veprimi i prizrenasit ka mahnitur policinë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Zyra për informim e Komunës së Prizrenit ka njoftuar për një akt të mirë të një qytetari të kësaj komune i cili, ka gjetur një kuletë me para dhe të njejtën e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Me datë 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën  duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ja ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe policinë e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...