Kandidatët e NISMA-s për deputetë priten nga banorët e lagjes “Tusuz”

Prizreni

Kandidatët e NISMA-s për deputetë priten nga banorët e lagjes “Tusuz”

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:43
Kandidatët e NISMA-s për deputetë priten nga banorët e lagjes “Tusuz”

Kandidatët për deputet nga radhët e NISMA-s Socialdemokrate u pritën sot nga banorët e lagjes “Tusuz”, me një tubim madhështor dhe mobilizim të fuqishëm për ta jetësuar dhe çuar përpara projektin tonë “Bashkë për shtetin!”

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se fryma jonë, vizioni i NISMA-s “Bashkë për shtetin” i ka bashkuar qytetarët anekënd Kosovës.

NISMA Socialdemokrate po merr përkrahje të fuqishme kudo, po ashtu edhe sot nga këtu me mbështetjen tuaj të fuqishme, të bashkuar të gjithë për shtetin, po e nisim fitoren e madhe të NISMA-s Socialdemokrate dhe me Fatmir Limajn kryeministër shtoi kandidati për deputet, Zafir Berisha.

Kandidati për deputet, Adem Qemajli, nga kjo lagje, tha se “Tusuzi” çdoherë ka qenë vendimtar në fitore të mëdha, ndaj edhe sot mbështetja juaj tregon qartë se lagjja “Tusuz” është e ngjyrosur me ngjyra të socialdemokracisë, e cila do të triumfojë në mbarë Kosovën.

Kandidatët e tjerë për deputetë, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj dhe Afrim Tejeci thanë se “Tusuzi” vazhdimisht është bërë bashkë kur ka pasur nevojë shteti, njësojë sikur sllogani ynë “Bashkë për shtetin”, andaj edhe ne zotohemi se kështu të bashkuar për shtetin do të jemi zë i pakompromis i interesave të të gjithë qytetarëve padallim. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat