Komuna e Prizrenit reagon për fotografinë e nxënësve me flamurin turk

Prizreni

Komuna e Prizrenit reagon për fotografinë e nxënësve me flamurin turk

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 17:21
Foto

Komuna e Prizrenit ka reaguar ndaj fotografisë ku nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” shihen duke mbajtur flamurin turk.

Drejtoria Komunale e Arsimit thotë se këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordinim të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni.

Në reagimin e tyre thuhet se në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi.

“Me këtë rast DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve”, përfundon reagimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat